Flash

Partizani-Teuta sposton kampionatin me një ditë: këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

Lapsi.al 6 December 2023
Partizani-Teuta sposton kampionatin me një ditë: këto janë

Në pritje të rikuperimin të së enjtes, të ndeshjes së javës së parë të kampionatit Partizani-Teuta, kategoria Superiore ka pësuar një spostim të vogël. Kështu, Java e 16 e kampionatit do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor, duke kaluar nga fundjava me zbritjen në fushë të dielën e të hënën.

Të dielën janë programuar të zhvillohen tre takime. Laçi – Tirana dhe Erzeni–Kukësi, që do të hapin javën e 16-të, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në orën 13:30, respektivisht në Laç dhe Rrogozhinë. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër takim interesant në Shkodër, aty ku Vllaznia do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 16-të do të ulë siparin të hënën me dy sfidat Teuta – Egnatia dhe Partizani – Skënderbeu, që do të luhen në orën 17:00.

Lexo më tej: Kupa e Shqipërisë, tetë ndeshje për 1/16-at luhen të mërkurën: të enjten rikuperimi i javës së parë të Superiores

Ndërkohë të enjten, më datë 7 dhjetor, do të luhet edhe ndeshja e prapambetur Partizani–Teuta. Sipas kalendarit, sfida Partizani-Teuta ishte përllogaritur të ishte ndeshja hapëse e sezonit 2023/24, por u shty për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në kualifikueset e UEFA Conference League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI