Flash

Pësoi hemoragji cerebrale, King Toretto jep lajmin e mirë: "Pas dhjetë muajsh do kthehem në shtëpi"

Lapsi.al 6 December 2023
Pësoi hemoragji cerebrale, King Toretto jep lajmin e mirë: "Pas
"Bie dhe pastaj ngrihesh". Kështu nis mesazhi i publikuar nga Daniele Scardina në Instagram. Boksieri jep lajmin e mirë se pas 10 muajsh në spital mund të kthehet sërish në shtëpi. 'King Toretto' iu nënshtrua një operacioni urgjent shkurtin e kaluar për një hemorragji cerebrale në spitalin Humanitas në Rozzano. 31 vjeçari u ndje keq gjatë një stërvitje në palestër. Që atëherë, nisi një rrugë e gjatë rehabilitimi që zgjati 10 muaj për boksierin. Daniele Scardina pësoi një goditje në kokë në sparring, në stërvitje dhe milanezi u transportuar me urgjencë në spitalin Humanitas. Gjendja e tij u shfaq menjëherë serioze dhe boksieri u transportua në spital me kodin e kuq, duke u operuar urgjentisht. Lexo më tej: Përgatitej për ndeshjen, boksieri merr një goditje të fortë: Scardina operohet me urgjencë në kokë King Toretto më në fund njofton kthimin e tij në shtëpi: "Bie dhe më pas ngrihesh përsëri. Punë e vështirë dhe vuajtje. Preka fundin, u ngrita dhe rilinda përsëri si një feniks. Të vazhdoj të luftoj për një ËNDËR. Kjo është motoja ime. Pas 10 muajsh në spital dhe rehabilitim do kthehem në shtëpi. Më 20 dhjetor do të kthehem në qytetin tim, në ngrohtësinë e familjes sime, që jeni të gjithë ju. Vazhdoj tju falenderoj për mbështetjen dhe dashurinë që më keni treguar çdo ditë, edhe përmes mesazheve të shumta që shpresoj t'u përgjigjem së shpejti".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI