Flash

Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën mund të jetë kusht për anëtarësim në BE

Lapsi.al 6 December 2023
Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën mund të jetë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.

Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Vuçiç ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”.

“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha”, ka thënë Vuçiç për të përjavshmen serbe NIN.

Siç ka raportuar edhe më herët Radio Evropa e Lirë, BE-ja do t’i kërkojë formalisht Komisionit Evropian që t’i përfshijë obligimet nga marrëveshja e arritur në shkurt, mes dy palëve, për normalizim marrëdhëniesh, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

“Këshilli i ka kërkuar Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë që urgjentisht të propozohet, para fundit të janarit 2024, ndryshime dhe kritere shtesë për kapitullin 35, për negociatat e Serbisë për anëtarësim”, thuhet në draftin me konkluzione, të cilat e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këto konkluza do të miratohen nga ministrat për punë të Jashtme, në një takim më 12 dhjetor.

Ato më pas duhet të miratohen edhe nga Këshilli Evropian, në një samit të liderëve, që do të mbahet më 14-15 dhjetor.

BE-ja, rregullisht thekson se shpejtësia e anëtarësimit të Serbisë në bllok varet prej përparimit që bën në dialogun me Kosovën.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh.

Pajtueshmëria për aneksin e zbatimit është rritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Prishtina dhe Beogradi nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet, për shkak të refuzimit të Vuçiçit.

Dy vendet kanë arritur disa marrëveshje prej nisjes së negociatave – më 2011 – por jo të gjitha janë zbatuar./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI