Flash

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

Lapsi.al 7 December 2023
Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend si ligji i Kuranit, raporton BBC. Personat që shkelin këtë ligj do të përballen deri me dy vjet burgim. Ligji është miratuar me 94 vota, ndërsa 77 ishin kundër.

Vendimi për të miratuar një ligj të tillë, erdhi pas disa rasteve të djegies së Kuranit, që çoi te reagimet e ashpra nga shtetet myslimane.

Në Danimarkë dhe Suedi ka pasur së fundi protesta me djegie të Kuranit, duke ngritur shqetësimin për siguri në Skandinavi. Gjatë debatit të ashpër në Parlamentin e Danimarkës të enjten, shumë deputetë opozitarë kundërshtuan ligjin.

“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë dhe me të drejtë. Ajo që bëhet fjalë këtu është nëse liria e të shprehurit përcaktohet nga ne apo diktohet nga dikush i jashtëm”, ka thënë Inger Stojberg, lideri i Demokratëve të Danimarkës, raporton agjencia “Reuters”.

Mirëpo, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtës i drejtuar nga kryeministri Mette Frederiksen tha se kritikat ndaj fesë do të lejohen, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

Të këshilluara

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza

Ushtria izraelite tha sot se dy ushtarë të tjerë u vranë në Rripin e Gazës, përfshirë djalin e anëtarit të kabinetit të luftës, Gadi Eiznkot. Në një deklarat...

15:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI