Flash

Djali i ministrit të Izraelit u vra në luftime në Rripin e Gazës

Lapsi.al 7 December 2023
Djali i ministrit të Izraelit u vra në luftime në Rripin e

Djali i ministrit të kabinetit izraelit dhe ish-shefit ushtarak Gadi Eizenkot u vra në luftime në Rripin e Gazës. Anëtarët e partisë Eizenkot dhe Gantz, gjithashtu një ish shef i ushtrisë, iu bashkuan qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu menjëherë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor, i cili shkaktoi një ofensivë izraelite ajrore, tokësore dhe detare në Rripin palestinez të Gazës.

Ushtria izraelite nuk dha detaje të sakta për vdekjen e Gal Meir Eisenkot, por u tha se ai u vra në luftime në Rripin verior të Gazës.

Së bashku me gjithë Izraelin i dërgoj mbështetjen time Gadit dhe gjithë familjes së tij dhe një përqafim të madh. Të gjithë jemi të përkushtuar të vazhdojmë të luftojmë për kauzën e shenjtë për të cilën vdiq Gal”, tha Gantz në një deklaratë.

Izraeli është zotuar të asgjësojë grupin islamik palestinez Hamas, pasi luftëtarët e tij vranë 1200 njerëz në Izrael dhe tërhoqën zvarrë 240 të tjerë në Gaza si pengje, sipas një raporti izraelit.

Më shumë se 17,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, dhe rreth 1.9 milionë njerëz, 85% e popullsisë, janë zhvendosur.

Të këshilluara

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza

Ushtria izraelite tha sot se dy ushtarë të tjerë u vranë në Rripin e Gazës, përfshirë djalin e anëtarit të kabinetit të luftës, Gadi Eiznkot. Në një deklarat...

15:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI