Flash

E bujshme/ Bardhi: TIMS u manipulua për shkak të Olsi Ramës dhe kokainës së Xibrakës

Lapsi.al 7 December 2023
E bujshme/ Bardhi: TIMS u manipulua për shkak të Olsi Ramës dhe

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim mjaft të fortë mbrëmjen e kësaj të enjteje. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ku po flitej për refuzimin e mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës për komisionet hetimore parlamentare, Bardhi tha se shkak është përfshirja e njerëzve të afërt të kryeministrit Rama në afera të paligjshme.

Bardhi mori si shembull kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e të dhënave në sistemin TIMS. Sipas Bardhit kjo çështje kërkohet të mbyllet pasi rezulton i përfshirë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama. Bardhi tha se pikërisht emri i Olsi Ramës mban të bllokuar edhe hetimin në SPAK pasi ishte ai që shoqëroi një nga personat e arratisur të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit në shkurt të vitit 2015.

"A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur... ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike. Patjetër që do i bëj publike që kanë ndihmuar të kalojnë kufirin" - tha Bardhi.

Ai u shpreh i gatshëm që të publikonte edhe dokumentet për këtë çështje.

"Të enjten tjetër, unë jam gati të publikoj dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua “person i paidentifikuar” nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS" - tha Bardhi.

Çështja e sistemit TIMS u hap në vjeshtë të këtij viti kur një grup punonjësish të policisë së shtetit ngritën shqetësimin se të dhënat po manipuloheshin. Për zbardhjen e kësaj çështjeje është interesuar edhe ambasada e SHBA-ve e cila e ka shprehur edhe publikisht shqetësimin e saj.

Në laboratorin e Xibrakës, kokaina sillej e përzier në me lëndë organike që përdorej për regjen e lëkurëve të kafshëve. Ndarjen e bënin specialistët nga Kolumbia, Cezar Avila dhe Walther Moreno. Një nga organizatorët e grupit u konsiderua, Genci Xhixha, i shpallur në kërkim. Në pranga ranë atëherë vëllezërit, Arjan dhe Kelment Dalipi, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI