Flash

"E gjithë kjo për mua është joreale", flet nëna e 14-vjeçares së vrarë në Shkup

Lapsi.al 7 December 2023
"E gjithë kjo për mua është joreale", flet

Pas vrasjes makabër të Vanja Gjorçevska, ka reaguar për herë të parë nëna e 14-vjeçares.

Zorica Gjorçevska pretendon se me babanë e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj.

Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr.

Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë.

Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo.

Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte

. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Të këshilluara

Kukës, arrestohen dy shpërndarës kanabisi

Vijon operacioni ''Tempulli'' në Kukës. Një 32 vjeçar u kap në flagrancë me doza kanabisi me vete, ndërsa një 24 vjeçar u procedua penalisht pasi kishte përshta...

17:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI