Flash

Ky është 41-vjeçari i ekzekutuar sot në Fier

Lapsi.al 7 December 2023
Ky është 41-vjeçari i ekzekutuar sot në Fier

Është publikuar fotoja e e Elton Javorit, 41-vjeçari që mbeti i vrarë në Fier ditën e sotme.

Javeri u qëllua për vdekje nga Agim Gashi, i cili është ende në kërkim nga policia. Arsyeja e krimit dyshohet të ketë qenë sherri i ndodhur disa ditë më parë mes palëve, ku të dy janë ofenduar me njëri-tjetrin.

Autori i dyshuar e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel.

Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka qëlluar, Gashi është larguar menjëherë pa ndaluar, teksa Javeri i plagosur ka ecur disa metra me makinë, derisa ka ndërruar jetë.

Të këshilluara

Kukës, arrestohen dy shpërndarës kanabisi

Vijon operacioni ''Tempulli'' në Kukës. Një 32 vjeçar u kap në flagrancë me doza kanabisi me vete, ndërsa një 24 vjeçar u procedua penalisht pasi kishte përshta...

17:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI