Flash

OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës i gjunjëzuar dhe është afër kolapsit total

Lapsi.al 7 December 2023
OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës i gjunjëzuar dhe

Sistemi shëndetësor i Gazës është i gjunjëzuar dhe pranë kolapsit total, tha në një deklaratë të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale...dhe një tjetër është në prag të mbylljes. Kjo do të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës shtoi ai në një deklaratë tjetër duke iu referuar spitalit Kamal Adwan në Gazën veriore.

Sipas CNN, dy ditë më parë, ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah akuzoi ushtrinë izraelite se kishte vënë nën rrethim spitalin Kamal Adwan. Në deklaratat e mëparshme, Izraeli kishte thënë se synonte infrastrukturën e Hamasit në rrip.

OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori. Si rezultat, vetëm 14 spitale funksionojnë pjesërisht dhe tre funksionojnë minimalisht në rrip, ndërsa 19 kanë dalë jashtë shërbimit, shtoi shefi i OBSH-së.

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai Al-Kaila tha të martën se asnjë nga spitalet në Gazën veriore nuk mund të akomodojë operacione kirurgjikale, ndërsa kapaciteti ka tejkaluar 216% në spitalet në jug.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI