Flash

Video/ Dramë kombëtare në Brazil, ish-klubi i Pelé Santos rrëzohet në B: lot e përplasje të dhunshme pas disfatës

Lapsi.al 7 December 2023
Video/ Dramë kombëtare në Brazil, ish-klubi i Pelé Santos
Palmeiras qesh, Santos qan. Ishte një javë e fundit për zemrat e forta në kampionatin brazilian, që dha disa vendime të bujshme. Klubi nga Sao Paulo ngriti në qiell titullin e tyre të 12 kombëtar, por tragjedia ishte e gjitha për Santos. Bardhezinjtë përfunduan në Serie B për herë të parë në historinë e tyre 111 vjeçare. Në përfundim të sfidës me verdiktin tronditës tifozët bënë një tentativë për të pushtuar fushën në bilbilin e fundit. Policia ndaloi invazionin e mbështetësve të dëshpëruar, por përplasjet nuk u evituan dot jashtë stadiumit. Numri përfundimtar është disa makina dhe autobusë të dëmtuar, si dhe biznese të vandalizuara. Lexo më tej: Në Brazil zbulojnë planin e Neymar: "Në vitin 2025 kthehet te Santos për Botërorin" Për Santos, klubi ku u rrit legjenda Pelé (i cili vdiq më pak se një vit më parë, më saktë më 29 dhjetor), humbja në shtëpi ndaj Fortaleza 2-1 ishte fatale. Goli vendimtar i miqve erdhi në minutën e 96’. Një dramë e vërtetë sportive me protagonist Peixe, të aftë të fitonin 3 herë Copa Libertadores e që përfunduan të katërtët nga fundi në kampionat me vetëm 38 pikë. Ndjesi të kundërta për Palmeiras. Një barazim në shtëpinë e Cruzeiro (1-1) i mjaftoi Verdaos, falë golit të 17-vjeçarit të talentuar Endrick, lojtari i ardhshëm i Real Madrid. E mbylli vetëm në vendin e pestë Botafogo, pasi ishte në krye për një kohë të gjatë dhe u rikuperua në mënyrë sensacionale pak javë nga fundi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI