Flash

Video/ Keko shpëton përsëri Partizanin: vetëm 1-1 me Teutën, por Abilaliaj nuk fiton prej 4 ndeshjesh

Lapsi.al 7 December 2023
Video/ Keko shpëton përsëri Partizanin: vetëm 1-1 me

Nuk ka fitues ndeshja e prapambetur e javës së parë të kampionatit mes Partizanit e Teutës. Në Niko Dovana u mbyll 1-1, një 90 minutësh që pa durrsakët superiore, pavarësisht se fitoreja vazhdon të mungojë për të besuarit e Martinit. Peposhi kaloi Teutën në avantazh në pjesën e parë, por u arrit nga Keko 13 minuta nga fundi. Sulmuesi, këtë herë në fushë nga minuta e parë, shpëtoi edhe njëherë Abilaliajn, që mbetet i pamundur, por nuk fiton prej 4 javësh.

Pas përplasjes me Egnatian kryesuese e dy ndeshjet derbi Partizani ndoshta mbërriti i lodhur në rikuperimin e javës së parë. Për më tepër akordi me Teutën për të ndryshuar fushat dhe për të luajtur në transfertë ndeshjen që duhet ta luante në shtëpi nuk ndihmoi në këtë aspekt. Teuta nga ana tjetër me të gjithë lojtarët në dispozicion kërkoi një rezultat, që përveç renditjes do t'i jepte impuls të rëndësishëm moral.

TEUTA DOMINUESE

Sfida nisi intensive nga të dyja skuadrat, por Teuta ishte më prezente para portës së ish-portierit të saj Qirko. Në minutën e 24′ Peposhi zhbllokoi takimin, pasi shmangu dy mbrojtës e mposhti Qirkon. Të kuqtë rrezikuan kapitullimin përpara pushimit. Daci në minutën e 35' u ndal nga Qirko, ndërsa dy minuta më vonë, mundi portierin por jo shtyllën.

Lexo më tej: Rrokada e fushës që ndodh vetëm në Shqipëri e 15 javë pritje për ndeshjen Partizani-Teuta

PËR FAT ËSHTË... KEKO

Me fat Partizani që qendroi në lojë e pas rifillimit u mundua të stabilizonte lojën, edhe pse Daci vazhdoi t'i rrezikonte Mehmetin e Sembene të konfirmuar në qendër të mbrojtjes. Barazimi i sfidës erdhi në minutën e 75′ nga Keko dhe ishte një dush i ftohtë për Teutën, që shpresonte të siguronte rezultatin. Sulmuesi, pas golit në derbi, shfrytëzoi pasimin e Hadrojit për të ndëshkuar Demën. Pas kësaj sfide, Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, -3 nga Egnatia kryesuese. Teuta, ndërkohë, mbetet në vendin e fundit me 14 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI