Flash

Kriset lidhja e Megan Fox me reperin, shkak libri i saj?

Lapsi.al 8 December 2023
Kriset lidhja e Megan Fox me reperin, shkak libri i saj?

Libri me poezi i  Megan Fox i publikuar së fundmi, Pretty Boys Are Poisonous, po shkakton disa probleme në marrëdhënien e saj me Machine Gun Kelly.

Një burim i tha ET se çifti ka patur debate kohët e fundit sepse muzikanti është "i mërzitur" nga disa nga poezitë dhe "i merr ato personalisht". “Megan është e frustruar që MGK nuk ka qenë mbështetës dhe se ai nuk po e kupton që disa nga poezitë nuk kanë të bëjnë me të”, shton burimi. “Ata po përpiqen t’i zgjidhin gjërat dhe janë ende bashkë deri tani, por ka qenë e vështirë të merren vesh”.

Fox njoftoi për herë të parë projektin e saj të fundit poetik në gusht. Ajo më parë tregoi se ishte Kelly, të cilës i referohet shpesh si "twin flame", që e inkurajoi të shkruante librin e saj. Dyshja ka qenë në një lidhje që nga viti 2020.

“Këto poezi janë shkruar në përpjekje për të hequr sëmundjen që më ka zënë rrënjë për shkak të heshtjes sime”, ka shkruar aktorja në një mesazh personal në Instagram. "Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre. Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë”.

Në atë kohë, Kelly la një koment të ëmbël me një emoji zjarri. "Krenar për ty," u shpreh ai. Në Pretty Boys Are Poisonous, Fox trajton shkatërrimin dhe abuzimin që ajo thotë se ka pësuar në disa nga marrëdhëniet e saj të profilit të lartë. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Selena Gomez zbulon dhuratën e Benny Blanco

Vetëm disa orë pasi në dukje konfirmoi romancën e saj me Benny Blanco, këngëtarja zbuloi dhuratën e producentit. Gomez tregoi një unazë diamanti me shkronjën...

16:48

Arrestohet sërish reperi Kodak Black

Kodak Black është arrestuar sërish në Florida me akuzën e posedimit të k0kainës. Reperi u akuzua gjithashtu për manipulim ose fabrikim të provave fizike dhe ...

16:00

Ndahet nga jeta aktori i "Peaky Blinders"

Benjamin Zephaniah, i cili luajti rolin e Jeremiah Jesus në shfaqjen televizive "Peaky Blinders", ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Aktori britanik vdiq...

15:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI