Flash

Rama në delir: Po mos të ishte për PS-në do të ishim kthyer në vitin 1997

Lapsi.al 8 December 2023
Rama në delir: Po mos të ishte për PS-në do të ishim

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se Shqipëria kaloi 3 furtuna, tërmetin, pandeminë dhe krizën e çmimeve që erdhi fill pas fillimit të luftës në Ukrainë vetëm falë gatishmërisë së Partisë Socialiste. Sipas tij, nëse këto ngjarje do të ndodhnin para 10 vitesh do ta gjenin vendin të papërgatitur dhe jo të gatshëm për të përballuar krizat.

“Pa asnjë ekzagjerim do të ishte e ngjashme me humnerën e vitit 1997, por fatmirësisht dhe vetëm, falë PS-së, të tre furtunat dërmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve të tij, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive të mëdha,” – u shpreh Rama.

“Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër dhe çmohet botërisht, si kurrë më parë, për përparimet e dukshme që ka bërë, pret thuajse 10 milionë turistë brenda këtij viti që po mbyllim, ka një monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë përpara në çdo drejtim dhe ulet në çdo tryezë të komunitetit ndërkombëtar, jo vetme duke dhënë respekt, siç ka bërë gjithmonë, por dhe duke marrë të njëjtin respekt nga të gjithë, siç nuk ndodhte përpara se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe në këtë pozicion,” – shtoi kryeministri.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI