Flash

Selena Gomez konfirmon romancën me Benny Blanco

Lapsi.al 8 December 2023
Selena Gomez konfirmon romancën me Benny Blanco

Selena Gomez konfirmoi së fundmi se është në një lidhje prej gjashtë muajsh me producentin Benny Blanco. Ajo së pari komentoi nën një postim nga llogaria e fansave Popfaction që thoshte, "Selena Gomez me sa duket konfirmon që është në një lidhje".

Ajo gjithashtu pëlqeu fotografinë e Popfaction me titull, "Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco".

Pamjet e marra nga fansattregojnë llogarinë e Gomez në Instagram duke e mbrojtur atë dhe romancën e supozuar të Blanco-s – edhe pse disa fansa ishin të shqetësuar se llogaria e saj ishte hakuar për shkak të aktivitetit të pazakontë.

Në një koment, ajo tha se Blanco është "gjithçka për të, ndërsa në një tjetër, ajo pretendoi se ai është "gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë".

Në një koment të tretë,  aktorja e "Only Murders in the Building",  shtoi: "Ai është akoma më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Fakt.” “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”, shkroi ajo në një mesazh të katërt për kundërshtuesit.

Më pas,  një foto e Gomez-it e përqafuar me një burrë që duket të jetë Blanco u shpërnda në Story-n e saj në Instagram. Dyshja kanë punuar së bashku në disa këngë që nga viti 2015, duke përfshirë "Same Old Love" dhe "Single Soon", dhe kanë qenë miq gjatë viteve.

Përpara se të lidhej me Blanco-n,  artistja u pa me Drew Taggart të The Chansmokers në janar të këtij viti. Ajo ishte me The Weeknd nga janari  deri në tetor 2017 ndërsa më parë u takua me Justin Bieber për tetë vjet. Ata u ndanë për herë të fundit në mars 2018, vetëm disa muaj para se ai të martohej me Hailey Bieber./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI