Flash

‘Jemi policë’, si tentuan autorët e armatosur të grabisin banesën në Prush

Lapsi.al 9 December 2023
‘Jemi policë’, si tentuan autorët e armatosur të

Tre persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës. Autorët e tentativës për grabitje, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ishin të veshur me uniforma policie në momentin kur kanë hyrë në banesën e Gim Himës. Në banesë ishin 2 të moshuar. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të bërtitura, ndërsa në momentin e mbërritjes ka pasur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:13 të mbrëmjes së sotme. 3 autorët u futën brenda banesës por u kapën 'mat' nga forcat e rendit. Teksa policia është afruar pranë banesës, ata kanë qëlluar me armë drejt efektivëve. Më pas uniformat blu u janë kundërpërgjigjur me të shtëna, por autorët kanë arritur të largohen. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Tre autorët kanë qenë me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mjeti dyshohet se është me targa të vjehdura, AA 943 SG. Policia e Tiranës, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI