Flash

Media greke: Laert Haxhiu deklaron se Aldo Bare ofron 1 milion euro për ta eleminuar

Lapsi.al 9 December 2023
Media greke: Laert Haxhiu deklaron se Aldo Bare ofron 1 milion euro për ta

I burgosur në Greqi, Laert Haxhiu ka vënë në lëvizjet autoritet greke, duke u shprehur se Aldo Bare ka ofruar 1 milion euro për ta vrarë. Sipas mediave greke, pas këtij deklarimi, Laert Haxhia është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo.

"Aldo Bare paguan të më vrasë për hakmarrje për vrasjen e 2-fishtë në Lushnjë në 2017", ka deklaruar Laert Haxhiu. Haxhia akuzohet për "masakrën e Lushnjës" e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares.

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që zbuloi se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokurorët që po e hetonin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI