Flash

Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush, mjeti i autorëve me targa të vjedhura

Lapsi.al 9 December 2023
Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush, mjeti i

Policia është vënë në ndjekje një automjeti Audi me ngjyrë të bardhë, me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes autorët që tentuan të grabisin me armë një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Mësohet se autorët janë larguar në drejtim të liqenit të Thatë. Blutë janë vënë ndjekje të makinës me targa AA943SG, ndërsa rezulton se targa është e vjedhur.

Ata kishin shkuar për të grabitur një banesë, por pas mbërritjes së policisë ata kanë hapur zjarr drejt tyre dhe janë larguar.

Njoftimi i policisë:

"Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar."

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI