Flash

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit të miratojë shitjen e predhave për tanket izraelite

Lapsi.al 9 December 2023
Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit të miratojë shitjen

Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e 45,000 predhave për tanket izraelite Merkava. Këto predha do të përdoren në ofensivën e tij në Gaza. Kërkesa e Uashingtonit ka shtuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin me armatime amerikane të luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në rajonin palestinez që prej sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dy muaj më parë.

Shitja e këtyre predhave kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa procesi po shqyrtohet nga komisionet përkatëse për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, dhe ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Josh Paul, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Departamenti Amerikan i Shtetit po i nxit komisionet e Kongresit që ta miratojnë shitjen, pavarësisht kundërshtimeve nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbi përdorimin e armëve amerikane në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas zyrtarit amerikan, administrata e Presidentit Biden gjithashtu po shqyrton mundësinë e përdorimit të aktit emergjent për kontrollin e eksportit të armëve për të bërë të mundur që për një pjesë të municioneve, 13 mijë nga 45 mijë predha, të anashkalohen komisionet dhe procesi i rishikimit, dhe pse sipas tij nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, që bënte thirrje një armëpushim të menjëhershëm të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, duke izoluar diplomatikisht Uashingtonin ndërsa mbron aleatin e tij.

Uashingtoni thotë se armëpushimi do t’i jepte mundësi Hamasit që të riorganizohej dhe në vend të armëpushimit përkrah ndërprerjen e përkohshme të luftimeve për të mbrojtur civilët dhe për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga militantët gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Hamasin organizatë terroriste.

Të këshilluara

Përleshen bandat në Meksikë, 11 viktima

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin Texcaltitlan q...

08:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI