Flash

Tentoi të ndihmonte 4 emigrantë drejt Greqisë, arrestohet në Gjirokastër 38-vjeçari nga Bangladeshi

Lapsi.al 9 December 2023
Tentoi të ndihmonte 4 emigrantë drejt Greqisë, arrestohet në

Një 38 vjeçar nga Bangladeshi ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastër pasi tentoi të ndihmonte 4 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë, kundrejt pagesës.

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte për transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

Njoftimi i Policisë:

DVKM Gjirokastër Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit. Tentoi të ndihmonte 4 emigrantë që i kishte strehuar 4 ditë në një hotel Tiranë, që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë, kundrejt pagesës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari (shtetas nga Bangladeshi). Sekuestrohen 1 celular dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, në mënyrë të organizuar, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni 1”.

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi: M. T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz. Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI