Flash

Detaje të reja nga grabitja në Prush/ Autorëve u ranë veglat pas përplasjes me policinë

Lapsi.al 10 December 2023
Detaje të reja nga grabitja në Prush/ Autorëve u ranë veglat

Mbrëmjen e së shtunës disa persona tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Në banesë kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një djalë. Kur kanë hyrë në banesë ata janë prezantuar si forcat e rendit.

“Ulu policia” aty kanë nisur edhe ekzekutimin e planit të grabitjes. Ka qenë pikërisht djali i mitur, nipi i familjes që ka mundur të dalë nga pas shtëpisë dhe ka njoftuar policinë. Një patrullë me dy efektivë kanë mbërritur shumë shpejt teksa grabitësit kanë qenë ende në banesë. 

Kur ka ardhur policia ka tentuar t'i ndalojë, por dy prej grabitësve janë larguar në mal dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke u rrezikuar jetën. Ndërkohë 3 grabitës të tjerë janë përplasur me efektivët. Një efektiv është përplasur me makinë gjatë largimit dhe për pasojë është dashur ndërhyrja mjekësore, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime serioze.

Në banesë grabitësve u kanë rënë edhe levat që kishin marrë për të kryer këtë grabitje. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Mediat raportojnë se targat kanë qenë të kopjuara ashtu si rasti i grabitjes së argjendarisë në Kamzë. Familja ka dy vajza jashtë shtetit, dy vajza të tjera bashkë me djalin e familjes jetojnë në Shqipëri. Kjo familje ka pasur dhe një biznes, tek i cili ofronte shërbime me karrotrec. /LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Fier

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’, teksa fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. Në v...

15:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI