Flash

Beleri flet nga qelia: Në Himarë nuk ka luftë etnike, e fryjnë qëllimisht

Lapsi.al 11 December 2023
Beleri flet nga qelia: Në Himarë nuk ka luftë etnike, e

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka folur nga burgu për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, pas rrëzimit të kërkesës së tij nga GJKKO për t’u betuar si kryebashkiak. Beleri tha se po qëndron në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe u shpreh i bindur në pafajësinë e tij. Ai shtoi se gjykata është bërë palë me ata që sipas tij, duan të rrëmbejnë Bashkinë e Himarës.

“Edhe kjo që nuk jepet leje të flasin në paraburgim, nuk është gjë normale sepse të gjithë të tjerët flasin për mua, përveç meje. GJKKO mori sot një vendim që kishte dhënë Rama 4 muaj më parë. Në gusht, në “Ekathimerini” Rama tha se ka një vendim gjyqësor që e ndalon Belerin të Betohet. Sot gjykata noterizoi vendimin.

Ka dalë mbi 5 herë në media dhe forume të PS ku ka thënë se nuk mund të betohet sepse nuk e lë ligji. Nga paraburgimi këtu ka dalë një deputet dhe ka marrë mandatin. Këtu nuk ka barazi ligjore. Gjykata është futur në aleancën e atyre që duan të marrin Himarën me forcë. Në asnjë vend të Europës dhe botës një humbës nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.

Për mua kryesore do të ishte pafajësia dhe jam i bindur në pafajësi. Por këtu ka një regji që merret me këto. Pra me çfarë tagri Bashkia e Himarës po drejtohet sot nga dikush që ka humbur. Në të vërtetë Rama e drejton Bashkinë e Himarës”, - tha Beleri.

Ai tha se qytetarët e Himarës meritojnë të kenë kryebashkiakun që kanë votuar në 14 maj. I pyetur për qëndrimin e Greqisë dhe kërcënimin me veto ndaj Shqipërisë në BE, Beleri u shpreh se Greqia po bën atë që i kërkon kushtetuta, po mbron shtetasit e vet jashtë territorit.

“Janë ca gazetarë që po thonë “po rrezikon Himara”, “po e çon Beleri në Korfuz”. Janë ata që kanë marrë përsipër të diskriminojnë, të tjetërsojnë deklaratat e mia, të shpikin gjëra që nuk janë. Himara është bashki e Shqipërisë, ligji duhet të qartësojë ndarjen ne pushteteve, këtu nuk funksionojnë.

Gazetarët po e bëjnë se shumica po bëjnë rolin e qeverisë dhe ka nga ata budallenj që besojnë se në Himarë po bëhet një luftë etnike, ndërkohë që dy komunitete në Himarë bashkëjetojë, qeshin kur dëgjojnë këto deklarata në studio televizive. Çështja është në Tiranë, jo në Himarë. Atje nuk merret njëri me etninë”, - tha Beleri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI