Flash

Kurti: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e të gjithëve

Lapsi.al 11 December 2023
Kurti: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e të

Me rastin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur të drejtat e gjithëve pa përjashtim dhe diskriminim. Në një postim në media sociale, Kurti ka thënë se vendi do të vazhdojë promovimin e të drejtave të njeriut.

“Në 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës, të parashikuar shprehimisht në Kushtetutën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim. Dita e të Drejtave të Njeriut 2023”, ka shkruar ai.

10 dhjetori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperatura të ulta

Sipas MeteoAlb, do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime d...

07:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI