Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Mister fati i Alexei Navalny/ Prej 1 jave askush nuk e di, a është gjallë a vdekur

Lapsi.al 11 December 2023
Mister fati i Alexei Navalny/ Prej 1 jave askush nuk e di, a është

Aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalni lëshuan alarmin të hënën, duke thënë se as ata dhe as avokatët e politikanit nuk kanë dëgjuar prej tij prej gjashtë ditësh. Navalni, i cili po vuan një dënim 19-vjeçar me burg lidhur me akuzat për ekstremizëm, duhej të paraqitej në gjykatë të hënën me video lidhje, por kjo nuk ndodhi, tha zëdhënësja Kira Yarmysh. Ajo tha se zyrtarët e burgut thanë se lidhja me video nuk ishte e mundur për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me zotin Navalny, sipas zonjës Yarmysh.

"Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të", - shkroi Yarmysh në platformën X. Navalni, 47 vjeç, është pas hekurave që nga janari i vitit 2021. Si armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ai bëri fushatë kundër korrupsionit dhe organizoi protesta të mëdha kundër Kremlinit. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor, për të cilin ai e fajësoi Kremlinin.

Navalni që atëherë ka marrë tre dënime me burg dhe ka kaluar muaj në izolim në një koloni penale në rajonin e Vladimirit në lindje të Moskës për shkelje të vogla. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht. Javën e kaluar, zonja Yarmysh tha se për tre ditë me radhë avokatët e zotit Navalni kaluan orë të tëra në koloninë penale, duke pritur për leje për ta vizituar atë. Letrat drejtuar politikanit nuk po i shkonin atij dhe ai nuk u paraqit në seancat e planifikuara gjyqësore me video lidhje.

Zonja Yarmysh tha të premten se zhvillimet ishin shqetësuese duke patur parasysh se Navalni së fundmi u sëmur. “Ai ndjeu trullosje dhe u shtri në dysheme. Zyrtarët e burgut nxituan drejt tij, shpalosën shtratin, e vunë Alexein mbi të dhe i dhanë ndihmën e parë. Nuk e dimë se çfarë e shkaktoi rrëzimin në dysheme, por duke patur parasysh se ai ka kufizime në ushqim, po mbahet në një qeli pa ventilim dhe me kohë minimale në natyrë, duket se i kishte rënë të fikët nga uria.”

Ajo shtoi se avokatët e vizituan atë pas incidentit dhe ai dukej "pak a shumë mirë". Zoti Navalni ishte planifikuar të transferohej në një koloni tjetër penale të “sigurisë së posaçme”, një strukturë me nivelin më të lartë të sigurisë në sistemin rus të burgjeve. Transferimet e burgjeve ruse njihen për kohën e gjatë që marrin, ndonjëherë edhe me javë, gjatë të cilave nuk ka qasje tek të burgosurit dhe informacioni rreth vendndodhjes së tyre është i kufizuar, ose i padisponueshëm. /VOA

Të këshilluara

Elbasan, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik...

18:47

Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Golem. Viktima ka qenë d...

18:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI