Flash

Beqaj del nga SPAK pas 10 orësh, "Kërkova hetime për kohën kur s'kam qenë ministër"

Lapsi.al 12 December 2023
Beqaj del nga SPAK pas 10 orësh, "Kërkova hetime për

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK pku qëndroi prej rreth 10 orësh. Ai është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00 për t'u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

“Që nga data 20 nëntor jam një person nën hetim. Kam deklaruar se jam në dispozicion të hetimeve. Patëm një seance pyetjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të bëhen dhe disa veprime hetimore shtesë. Vë theksin se gjatë kohës së auditimit nga KLSH nuk kam qenë ministër.”, tha ndër të tjera Beqaj.

Pas largimit të Ilir Beqajt nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2017, në atë dikaster u emërua Ogerta Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI