Flash

Plas polemika/ Princit Louis i mungon një gisht në foton e Krishtlindjeve

Lapsi.al 12 December 2023
Plas polemika/ Princit Louis i mungon një gisht në foton e

Princi Louis (djali i William dhe Kate) duket se ka rënë viktimë e një dështimi të Photoshop në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes mbretërore të këtij viti. Fansat vunë re se 5-vjeçarit i mungon gishti i mesit në dorën e tij të mbështetur në karrigen e motrës së tij, Princeshës Charlotte. Në vend të kësaj, mund të shihen vetëm gishtat tregues dhe ai i unazës.

“Gishti i Princit Louis mungon. Gjithashtu ata kanë fotoshopuar edhe këmbën e dikujt tjetër në të tijën. Unë shpresoj që taksapaguesit të mos e paguajnë atë”, - shkroi në Twitter një fans.

“Gishti i mesit i princit Louis mungon dhe këmbët e tij duken të çuditshme” - vuri në dukje një tjetër.

A royal source told the Mail that Prince Louis seems to have bent his finger over

“A janë të vërtetë fëmijët e Princit William apo janë të rremë? Pse Louis nuk ka një gisht dhe të dyja këmbët nuk duken të ngjashme” – shkruan një tjetër.

“A morën me qira William dhe Kate një fëmijë? Çfarë po ndodh? Po përpiqem të zbuloj a e kanë fotoshopuar të gjithë foton. Kam nevojë për përgjigje” – shkruan një tjetër.

Një vëzhgues tjetër thotë se gishti i Louis "u amputua" në "procesin e rëndë të redaktimit". Familja prej 5 anëtarësh, e cila përfshin gjithashtu Princin George, 10 vjeç dhe Princeshën Charlotte, 8 vjeç shihet me rroba të bardha.

Princesha e Uellsit, 41 vjeç dhe vajza e saj kishin veshur xhinse për foton, ndërsa dy djemtë dhe babai i tyre mbanin pantallona të zeza. Kartolina e Krishtlindjes e familjes mbretërore u publikua menjëherë pas publikimit të librit "Endgame" të gazetarit Omid Scobie, i cili shkaktoi mjaft polemika. ©LAPSI.al

Trick of the eye: The Waleses¿ family portrait confused some observers

Lovers of the Firm were sent into a frenzy when the image was published, with many commenting on how fast the Wales children are growing up. Pictured: The family at Prince Louis's christening in 2018

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI