Flash

Sekuestron 11 tonë kokainë në Spanjë, mes të arestuarve edhe shqiptarë

Lapsi.al 12 December 2023
Sekuestron 11 tonë kokainë në Spanjë, mes të arestuarve

Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës. Sasia e madhe e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe synohej nga trafikantët që përmes dy porteve spanjolle të shpërndahej në të gjithë Evropën. Polica shqiptare nuk ka dhënë hollësi mbi përfshirjen e shqiptarëve në dy organizatat e fuqishme të trafikut të drogës.

Policia spanjolle tha të marten se sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia spanjolle tha se në portin veriperëndimor të Vigos u sekuestruan 7.5 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur brenda kontenierëve me peshkun ton të ngrirë, e cila do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

Sasia tjetër prej 3,5 tonë kokainë u sekuestrua në portin lindor të Valencias e fshehur në kontenierë transporti.

Policia spanjolle i përshkroi operacionet si një "goditje të madhe" për një nga rrjetet më të fuqishme ballkanike të shpërndarjes së kokainës në Evropë.

Kreu i Brigadës Qëndrore spanjolle të Narkotikëve Antonio Martinez konfirmoi në një dalje për mediat se mes të arrestuarve disa ishin shtetas shqiptarë.

Sipas policisë spanjolle rrjeti i drogës kishte krijuar një kompani importi për të tregtuar peshk të ngrirë dhe për të investuar në pasuri të paluajtshme për të mbuluar aktivitetin që lidhej me sasitë e mëdha të drogës që vinin nga Amerika e jugut dhe më pas depërtonin në vendet e tjera europiane.

Sipas policisë spanjolle krahas shtetasve shqiptarë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë me kombësi spanjolle, kolumbiane dhe dominikane.

Sipas shtypit qëndror spanjoll që nga viti 2017, rrjetet kriminale nga Europa Lindore të përbëra nga shqiptarë, serbë dhe kroatë kanë qenë një kërcënim global dhe një dhimbje koke për njësitë e antidrogës në Spanjë, një pikë strategjike për mbërritjen dhe shpërndarjen e kokainës në tregun europian.

Deri në përgatijen e kësaj kronike policia shqiptare nuk iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me hollësi për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në këtë rrjet të fuqishëm të transportit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë të goditur tashmë nga polica spanjolle./ VOA/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI