Flash

Shmanget tragjedia në brigjet greke, shpëtohen 56 emigrantë

Lapsi.al 12 December 2023
Shmanget tragjedia në brigjet greke, shpëtohen 56 emigrantë

Autoritete greke kanë shpëtuar 56 emigrantë në brigjet e Kretës Jugore, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Mediat greke shkruajnë se mesditën e së hënës Autoriteti Portual i Chania u njoftua për ekzistencën e një varke me vela me të huaj në bord, e cila ndodhej në pozitë të vështirë, në zonën më të gjerë detare të Kissamos, Chania.

Menjëherë në vendngjarje ka autoritetet përkatëse dhe Roja Bregdetare, e cila ka lokalizuar varkën dhe e ka shoqëruar në portin e Kavonisit, ku është ankoruar i sigurt.

Në bord ndodheshin 15 shtetas grekë, dhe 41 të huaj, ku mes tyre ishin 39 burra dhe 2 gra. Ndërkohë autoritetet greke janë duke hetuar në lidhje me ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI