Flash

U zhduk para 8 muajsh/ Gjendet domatja e parë e rritur në hapësirë

Lapsi.al 12 December 2023
U zhduk para 8 muajsh/ Gjendet domatja e parë e rritur në

U kthye në një nga misteret më të mëdha të universit, zhdukja e domates së parë të rritur në hapësirë. 7 astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës njoftuan më në fund se e gjetën frutin e humbur. “E gjetëm atë që po kërkonim për një kohë të gjatë” - tha astronautja e NASA-s, Jasmin Moghbeli.

Domatja ishte e para që u rrit dhe korr në hapësirë. Ajo u rrit në mars nga astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë. Domatja e kuqe u mboll si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhime në hapësirë për misione afatgjata në të ardhmen. Rubio tha se ishte një moment krenarie, deri në ditën kur ajo humbi gjurmët.

“Kam korrur atë që mendoj se është domatja e parë në hapësirë dhe e vendosa në një qese të vogël”, - kujtoi Rubio në një intervistë të NASA-s në tetor. Ai tha se e kishte vendosur domaten në një çantë për t'ua treguar studentëve, por duket se e kishte zhvendosur më pas. “Isha shumë i sigurt se e vura aty ku duhej, por më pas u ktheva dhe ishte zhdukur”, - tha shkencëtari.

Rubio tha se ai kaloi pa sukses rreth 18-20 orë duke kërkuar për domaten në të gjitha plehrat ku besonte se mund të ishte hedhur gabimisht. Për shkak të natyrës pa peshë të hapësirës, çdo objekt që është i palidhur ka të ngjarë të lëvizë. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës që është më e madhe se një shtëpi me 6 dhoma gjumi, ka një bollëk vendesh të mira fshehjeje për një domate të vogël.

[caption id="" align="alignnone" width="620"]Astronaut Frank Rubio tending to tomato plants in the ISS Frank Rubio duke rritur domate në hapësirë[/caption]

Në muajt që kur domatja ishte zhdukur, disa dyshonin se Rubio e hëngri domaten.

“Shpresoj që dikush do ta gjejë një ditë. Është një gjë e vogël i zbehtë në një qese Ziploc. Ata mund të vërtetojnë faktin që unë nuk e kam ngrënë domaten në hapësirë” - tha ai me gjysmë-shaka dhe gjysmë i acaruar në tetor.

Kolegia e tij u tregua i shpejtë për të pastruar emrin e Rubios pasi njoftoi zbulimin.

“Miku ynë i mirë, Frank Rubio, i cili u nis për në shtëpi, është fajësuar për një kohë të gjatë për ngrënien e domateve, por ne mund ta shfajësojmë atë” - tha ajo. Moghbeli nuk dha detaje se ku u gjet domatja dhe as në çfarë gjendje ishte. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI