Flash

Berisha: Brukseli i ka vënë kushte Shqipërisë

Lapsi.al 13 December 2023
Berisha: Brukseli i ka vënë kushte Shqipërisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka vendosur 7 kushte për hapjen e kapitullit të negociatave me Shqipërinë. Berisha theksoi se kaptulli nuk do të hapet, pasi nuk janë respektuar asnjë kusht. Sipas tij Rama për mos hapjen e negociatave do ia vërë fajin Greqisë.

"Sot ju keni lexuar konkluzionet e Brukselit. Nuk hapet kapitulli i negociatave. Vendosen shtatë kushte. Ai do fillojë të thotë që e kemi nga Beleri, e kemi nga greku. Nuk është e vërtetë. Ai është një nga shtatë kushtet, respektimi i minoriteteve. Por kushti i parë është dialogu, kushti i parë është kjo që bën ai kundër opozitës. Janë liritë. Ndaj dhe ajo që kërkuat ju zotëri është shumë e drejtë. Ne do ngrihemi në përmbysjen e kësaj diktature. Diktaturat përmbysen me mosbindje civile," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI