Flash

Doza kànabisi në mjet dhe banesë, pranga 20-vjeçarit në Berat

Lapsi.al 13 December 2023
Doza kànabisi në mjet dhe banesë, pranga 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Tempulli”, pasi iu zbuluan qindra doza kanabisi gati për shitje. Droga u gjet në automjetin që drejtonte i riu me iniciale D. B., banues në Berat dhe në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që posedonte qindra doza cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen në qytetin e Beratit. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi D. B., 20 vjeç, banues në Berat.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 20-vjeçari dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI