Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Sekuestrohen 11 tonë kokainë, dhjetëra të arrestuar

Lapsi.al 13 December 2023
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Sekuestrohen 11 tonë

Një sasi rekord prej 11 ton kokainë është sekuestruar nga policia në Spanjë, në ato që besohen të jenë dy operacione kundër karteleve shqiptare të drogës, që kanë importuar ngarkesën nga Kolumbia.

Droga ka qenë e ndarë në dy ngarkesa, që janë sekuestruar në portet e Vigos dhe Valencia, ndërsa policia ka arrestuar 20 persona gjatë operacionit.

Droga ka qenë e paketuar në kontejnerë transporti dhe është nisur nga Kolumbia, e më pas ka kaluar në Ekuador përpara se të mbërrinte në Spanjë, ku u ankorua në dy porte të veçanta, një në qytetin veriperëndimor të Vigos dhe tjetri në Valencia në lindje.

Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë, që ishte fshehur brenda një ngarkese me ton të ngrirë. Kjo rezulton të jetë ngarkesa më e madhe e kokainës që është sekuestruar ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si porta kryesore për dërgesat e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Pjesa tjetër, 3.4 ton kokainë u gjet e fshehur brenda ndarjeve me fund të dyfishtë në kontejnerët që arritën në Valencia.

Sakaq sa i përket të arrestuarve rezulton se shumica e tyre janë shtetas shqiptarë, por edhe një kolumbian, një domenikane dhe disa spanjollë. Pjesë e grupit ka qenë edhe një biznesmen nga rajoni i Galicias që i lejoi baronët e drogës të përdornin firmën e tij të peshkimit për të transportuar kokainën.

Kreu i njësisë për drogën dhe krimin e organizuar Antonio Martinez Duarte tha për mediat në Madrid se organizatat që kanë porositur ngarkesën janë pjesë e të ashtuquajturit “Karteli Ballkanik” që ka tërhequr vëmendjen e të gjitha forcave policore europiane.

“Brenda vetëm një jave arritëm të hiqnim nga tregu 11 mijë kilogramë kokainë. Të dy operacionet nuk ishin të lidhura, e vetmja gjë që i lidh është që ne besojmë se të dyja drejtohen nga organizata shqiptare. Grupet mafioze shqiptare prej disa kohësh kanë monopolizuar dërgesën e drogës jo vetëm në Europë por edhe në Amerikën Latine. Këto organizata kanë shkuar drejt e në pikën e origjinës, ata kontrollojnë dërgesën nga fillimi në fund“, tha Duarte për mediat në Madrid.

Carlos Gomez, një zyrtar tjetër i policisë së skuadrës Antidrogë, tha se kishte pasur një ndryshim në natyrën e organizatave të përfshira në blerjen, transportin dhe shitjen e kokainës kolumbiane brenda Evropës.

“Ne kemi kaluar nga grupe të fshehta, të mbyllura si kartelet e vjetra kolumbiane dhe meksikane që kontrollonin të gjithë procesin në organizata që janë shumë më të hapura, të decentralizuara dhe ndërkombëtare. Dhe po krijojnë edhe kooperativa kriminale në të cilat ndajnë edhe burimet”, tha ai.

Të këshilluara

Kursi i këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 101.8 lekë dhe do shitet me 103 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.6 lekë....

07:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI