Flash

Kreu tre vjedhje në një ditë, arrestohet 49-vjeçari në Kavajë

Lapsi.al 13 December 2023
Kreu tre vjedhje në një ditë, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohet për vjedhje në disa biznese. Ai akuzohet se ka kryer 3 vjedhje vetëm dje dhe një tjetër të mbetur në tentativë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Kreu dje 3 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje, në 4 biznese, në lagjen nr. 2, arrestohet 49-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtin krim. Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, si dhe për arrestimin e shtetasve që kryejnë këtë krim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë administruan menjëherë kallëzimet për 4 raste vjedhjesh/tentativa për vjedhje, të kryera gjatë ditës së djeshme.

Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi Xh. Xh., 49 vjeç, banues në Kavajë. Dje, 49-vjeçari, në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende, në 3 biznese, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI