Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Mbahet sot në Bruksel samiti i liderëve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 13 December 2023
Mbahet sot në Bruksel samiti i liderëve të BE-së me ata

Mbahet sot në Bruksel samiti i liderëve të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel për të marr pjesë në Samit. Samiti  do të drejtohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Në njoftimin e BE-së thuhet se Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Sjellja e partnerëve të Ballkanit Perëndimor më afër BE-së dhe avancimi i integrimit

Nëpërmjet bashkëpunimit dhe investimeve, synohet sjellja Ballkanin Perëndimor më afër BE-së. Udhëheqësit do të konsiderojnë se si të përdorin instrumentet ekzistuese politike dhe ligjore për të zhbllokuar mundësitë për bashkëpunim dhe integrim.

Zbutja e ndikimit të agresionit rus kundër Ukrainës

Për të zbutur ndikimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja është e vendosur të intensifikojë më tej angazhimin e saj politik me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç ndihmës së dhënë tashmë.

BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për partnerët e Ballkanit Perëndimor në trajtimin e efekteve negative në ekonomitë dhe shoqëritë e tyre.

​Intensifikimi i angazhimit politik

Udhëheqësit do të diskutojnë mënyrat e thellimit të angazhimit midis BE-së dhe partnerëve të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar përfitime të prekshme, veçanërisht për të rinjtë. Ata do të bëjnë vlerësimin e progresit të bërë në nivelin e integrimit, si ulja e tarifave të roaming-ut.

Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara në lidhje me çështjet e sigurisë, të cilat janë bërë më të ‘mprehta’ që nga agresioni rus kundër Ukrainës. Në mënyrë të veçantë, trajtimi i manipulimit të informacionit është një temë shqetësuese për liderët dhe kërkon përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike.

Samiti është pjesë e zbatimit të agjendës strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, e cila synon të përmirësojë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin global të Bashkimit Evropian. Takimi i fundit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte në Tiranë më 6 dhjetor 2022.

Të këshilluara

Kursi i këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 101.8 lekë dhe do shitet me 103 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.6 lekë....

07:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI