Flash

Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për çdo pensionist dhe fëmijë me rastin e festave të fundvitit

Lapsi.al 13 December 2023
Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për çdo pensionist dhe

Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë këtë fundvit, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë. Qeveria pritet ta miratojë sot këtë vendim.

“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjtihë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”, tha Kurti.

Ai tha se po planifikojnë “që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatuimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues”. Kjo, sipas Kurtit, “që të ketë dallim në mbështetje” dhe që “ata që kamë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë”.

“Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.

Ministria e Financave do të njoftojë për detajet rreth ekzekutimit të shtesave.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI