Flash

Selena Gomez zyrtarizon lidhjen me Benny Blanco

Lapsi.al 13 December 2023
Selena Gomez zyrtarizon lidhjen me Benny Blanco

Selena Gomez po i kalon kritikat e fansave  për lidhjen e saj të re duke ndarë një foto intime me të dashurin,  Benny Blanco.

Këngëtarja "Heart Wants What It Wants" postoi në Instagram t një foto bardh e zi të producentit të famshëm të muzikës në  krahët e saj, ndërsa ajo buzëqeshte.

Disa ditë më parë, ajo postoi një selfie duke treguar unazën e diamantit "B" që Blanco i kishte dhuruar asaj.

Artistja tronditi fansat kur konfirmoi lidhjen e saj me Blanco sepse ai ka punuar me ish-in e saj Justin Bieber prej vitesh.

Ajo e përshkroi muzikantin, si "gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë".

“Ai është më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Fakt”, shkruan ajo në një përgjigje tjetër, përpara se të shtonte, “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.

“Nëse nuk mund të më pranoni në kohën time më të lumtur, atëherë mos jini fare në jetën time”, u përgjigj Selena.

Dyshja kanë punuar së bashku në disa këngë që nga viti 2015, duke përfshirë "Same Old Love" dhe "Single Soon"./ Lapsi.al

Të këshilluara

Turneu i Taylor Swift thyen rekordin Guinnes

Turneu i njohur Eras i Taylor Swift ka thyer zyrtarisht rekordin për turneun muzikor me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, njoftoi Rekordet Botërore Gui...

13:58

2 Chainz reagon pas aksidentit me makinë

Reperi 2 Chainz ka zbuluar detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore pas aksidentit me makinë. Të hënën në mbrëmje, muzikanti, emri i vërtetë Tauheed K. Epps...

17:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI