Flash

S'dalin llogaritë/ Në thesarin e qeverisë janë gjetur 260 mln euro më shumë shpenzime se buxheti faktik 2022

Lapsi.al 14 December 2023
S'dalin llogaritë/ Në thesarin e qeverisë janë gjetur

Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë miratuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se shpenzimet totale buxhetore ishin 667,1 miliardë lekë, por nga verifikimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka bërë sistemit të thesarit ka gjetur se, fatura reale e shpenzimeve regjistruar ishte 696,8 miliardë lekë ose 26,8 miliardë lekë (260 mln euro) më shumë se në tabelat e buxhetit faktik.

Për rrjedhojë deficiti buxhetor sipas thesarit është më i lartë se ai që Ministria e Financave ka raportuar në treguesit final të realizimit të buxhetit 2022.

Sipas buxhetit faktik deficiti buxhetor në vitin 2022 u mbyll në -83,8 miliardë lekë, por në llogarinë e thesarit deficiti buxhetor rezulton -159,9 miliardë.

Inspektorët e KLSH -së gjatë auditimit kanë krahasuar planin e buxhetit miratuar me Aktin Normativ nr.19 i fundit me (29/12/2022), si dhe planin operativ me planin e hedhur në SIFQ (sistemin e thesarit) për zërat sipas treguesve fiskal.

Nga krahasimi i të dhënave, KLSH ka evidentuar se, nga plani i buxhetit i miratuar në fund të vitit konstatohet se ka diferenca të shumta me planin e ngarkuar në SIFQ (thesar) nga strukturat përkatëse sipas rastit.

KLSH vëren se, raportet e ndërtuara dhe ofruara nga thesari për qëllime të planifikimit buxhetor nuk përdoren nga Drejtoria e Buxhetit si një mënyrë për të kontrolluar saktësinë e detajimit të buxhetit fillestar dhe më pas atij operativ, mundësi këto që sistemi SIFQ ofron për të bërë të gjithë kontrollet e mundshme të regjistrimeve e deri te analizat e nevojshme për monitorimin e zbatimit të buxhetit.

Nga auditimi i planit të buxhetit të miratuar me Aktin Normativ nr. 19, datë 29.12.2022 dhe planit operativ sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit me planin e hedhur në SIFQ për zërat sipas treguesve fiskal janë konstatuar diferenca në pothuajse të gjithë zërat e shpenzimeve në rreth 26.8 miliardë lekë (shiko tabelën e mëposhtme).

“Diferencat e evidentuara në tabelën fiskale të gjeneruar nga SIFQ me atë të miratuar në ligj janë një tregues që raportet dhe formatet e standardizuara për ngarkimin e çeljeve apo detajimin buxhetor nuk kanë garantuar saktësinë e të dhënave” thuhet në raport.

Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave ka dhënë disa shpjegime në KLSH në lidhje me këto diferenca të cilat nuk janë pranuar nga ekspertët e KLSH të cilët kishin siguruar të dhënat si nga thesari dhe Drejtoria e Buxhetit në Ministrinë e Financave.

KLSH raportoi se nga auditimi në Ministrinë e Financave rezultuan parregullsi në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keq- klasifikimin e investimeve, marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura./ Monitor

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI