Flash

Zelensky u lutet liderëve evropianë: Mos i tradhtoni njerëzit!

Lapsi.al 14 December 2023
Zelensky u lutet liderëve evropianë: Mos i tradhtoni njerëzit!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu është lutur liderëve të BE-së që marrin pjesë në një samit në Bruksel.

Përmes një video-live, Zelensky i kërkoi bllokut të hapë bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij.

“Unë ju kërkoj një gjë sot, mos e tradhtoni popullin dhe besimin e tyre në Evropë. Sot është një ditë e veçantë dhe kjo ditë do të mbetet e tillë në historinë tonë. Pavarësisht nëse është e mirë apo e keqe për ne, do të shënohet në histori. Çdo fjalë, çdo hap, çdo veprim dhe mosveprim. Kush luftoi për çfarë.”

Udhëheqësit e BE-së synojnë të hapin sot bisedimet e pranimit në Ukrainë dhe ti hapin rrugë një pakete ndihme prej 50 miliardë eurosh për vendin. Por kryeministri hungarez, Viktor Orban, është shprehur kundër dhënies së dritës jeshile Ukrainës. Vendimet kërkojnë unanimitet, që do të thotë se BE-ja nuk do të jetë në gjendje t’i japë Ukrainës miratimin pa miratimin e zotit Orban.

“Është shumë e rëndësishme që Evropa të mos kthehet në pavendosmëri sot. Askush nuk dëshiron që Evropa të shihet si e pabesueshme. Ose si e paaftë për të marrë vendime. Njerëzit në Evropë nuk do ta kuptojnë nëse buzëqeshja e kënaqur e Putinit bëhet shpërblimi për një takim në Bruksel”- shtoi Zelensky.

Të këshilluara

Zbardhet telefonata Biden-Erdogan

Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Të dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NAT...

16:11

Rusia luan kartën palestineze në OKB

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i kërkoi sot OKB-së të mbajë një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit izraelito- palestinez, duke besuar se ...

12:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI