Flash

Grabiti para dhe produkte në 3 biznese, vihet në pranga 22-vjeçari në Berat

Lapsi.al 15 December 2023
Grabiti para dhe produkte në 3 biznese, vihet në pranga

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi dyshohet se ka vjedhur në tre biznese të qytetit. Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” është arrestuar shtetasi me iniciale  F. P.

Njoftimi i policisë:

Vodhi gjatë ditëve të fundit, para dhe produkte, në 3 biznese në qytet, identifikohet dhe arrestohet 22-vjeçari.

Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe për arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë administruar kallëzimet për 3 raste vjedhjesh të kryera gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi F. P., 22 vjeç, banues në Berat. Shtetasi F. P. dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 102.6 lekë dhe do të shitet 104.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 95 lekë....

08:38

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI