Flash

NY Times: Izraelitët po dëmtojnë dhe shkatërrojnë varrezat palestineze në Gaza

Lapsi.al 15 December 2023
NY Times: Izraelitët po dëmtojnë dhe shkatërrojnë

Gazeta prestigjioze amerikane New York Times ka raportuar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë dëmtuar dhe shkatërruar gjashtë varreza në Rripin e Gazës gjatë javëve të fundit, bazuar në analizën e fotografive satelitore.

Sipas New York Times, në disa raste varrezat janë rrafshuar dhe janë shndërruar në baza operative, duke përdorur mjete të blinduara dhe fortifikime.

Ky veprim mund të nxisë debate dhe kërkesa për një hetim të pavarur sepse ka ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e ligjeve dhe normave ndërkombëtare gjatë konflikteve.

Por, edhe në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare, shkatërrimi i vendeve fetare konsiderohet krim i mundshëm lufte, nëse veprimi nuk është domosdoshmëri.

Deri më tani, nuk pa pasur reagime nga autoritetet izraelite në lidhje me këto akuza.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ushtarët izraelitë kanë demoluar një xhami në Jenin të Bregut Perëndimor.

Të këshilluara

Zbardhet telefonata Biden-Erdogan

Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Të dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NAT...

16:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI