Flash

Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto për hyrje në Schengen

Lapsi.al 16 December 2023
Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto

Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën. Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian.

Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit. Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.

Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz. Duke cituar ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Ministria e ka bërë të qartë për Bullgarinë që do të përdoret vetoja, nëse vazhdon zbatimi i taksës për gazin e importuar.

“Ne e kemi bërë të qartë për bullgarët, që nëse e vazhdojnë këtë masë, nëse e dëmtojnë sigurinë e zinxhirit tonë furnizues, atëherë ne do ta përdorim veton për Schengen”, ka thënë Szijjarto.

Ai ka thënë se hungarezët do ta shfuqizojnë veton sapo të hiqet taksa e transitit. Ndonëse shtetet e Evropës Perëndimore bëjnë përpjekje të mëdha për ta shmangur gazin rus, Hungaria ka pranuar 4.5 miliardë metra kubë të gazit në vit, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Rusinë më 2021./ REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI