Flash

Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit

Lapsi.al 16 December 2023
Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të

Shefja e re e Bankës Qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan tha se është përjashtuar nga tregu i pasurive të patundshme në Stamboll, për shkak të inflacionit, prandaj ka vendosur të jetojë me prindërit.

“Nuk kemi gjetur shtëpi në Stamboll. Janë tmerrësisht të shtrenjta. Jetoj tani me prindërit e mi”, ka thënë 44-vjeçarja, e cila e ka marrë postin e shefes së Bankës Qendrore në qershor, pas dy dekadave që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Erkan ka punuar më parë në kompani të mëdha amerikane si “Goldman Sachs” dhe “Bankën First Republic” dhe tani ka synim që të luftojë rritjen e çmimeve.

“A është e mundshme që Stambolli është më i shtrenjtë se Manhatani?”, ka pyetur ajo, sipas REL.

Inflacioni në Turqi tani ka arritur në 61 për qind. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan besohet se ka ndihmuar në rriten e inflacionit, përmes vendimeve që ka marrë, mirëpo është zotuar se ekipi i ri i ekonomistëve, me përvojë në SHBA, do ta luftojë krizën ekonomike.

Për ta luftuar zemërimin në rritje, zyrtarët kanë marrë vendim që qiraja të mos rritet më shumë se 25 për qind, ndonëse ekspertët besojnë se diçka e tillë vetëm ka krijuar tensione të reja, pasi pronarët po dëbojnë qiraxhinjtë, që të gjejnë banorë të ri, me çmime të reja të banesave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI