Flash

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa duhet të riarmatoset që të mbrohet më mirë!

Lapsi.al 16 December 2023
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa duhet të riarmatoset që të

Evropa duhet të garantojë se mund të mbrojë më mirë veten, pasi deri në fund të dekadës mund të mund të përballet me kërcënime të reja, dhe për shkakun se Shtetet e Bashkuara, janë duke e fokusuar vëmendjen te Indo-Paqësori, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për ta përballuar luftën në Ukrainë, por duke i kërcënuar kështu edhe shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë, është cituar të ketë thënë Pistorius, përgjatë një interviste për gazetën Welt am Sonntag, përcjell Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara me kohë do ta zvogëlojnë përkushtimin ushtarak në Evropë, pasi kanë më shumë interesim për Indo-Paqësorin.

“Ne evropianët duhet të angazhohemi më shumë, për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Pistorius, ndonëse e ka pranuar se rajonit do t’i duhet kohë për të rritur prodhimin e armëve.

“Do të na duhen 5-8 vjet për të arritur cakun, sa u përket forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë”, ka thënë ai.

Evropa e ka të qartë që do të duhet të kompensojë ndihmën amerikane për Ukrainën, nëse Uashingtoni nuk arrin pajtueshmëri për fondet e reja, ka shtuar ministri gjerman.

Sipas tij, pushteti i ri në Poloni, më miqësor me Evropën, do të mundësojë që vendet e Trekëndëshit të Vajmarit, Berlini, Parisi dhe Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Pistorius ka thënë se nuk parasheh që ushtria gjermane t’i përsërisë misionet sikurse ato që i ka pasur në Afganistan apo Mali.

Misioni gjerman në Afganistan, ka qenë i pari për këtë shtet prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI