Flash

Përmirësohen shitjet në hotele e agjenci turistike, më dobët baret e restorantet, rriten edhe pagat

Lapsi.al 16 December 2023
Përmirësohen shitjet në hotele e agjenci turistike, më

Volumi i shitjeve në hotele e agjenci turistike është rritur me ritme dyshifrore ne tremujorin e tretë, sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT për sektorin e shërbimeve, duke reflektuar ecurinë e mirë të turizmit, teksa rreth 4.8 milionë shtetas të huaj vizituan vendin në atë periudhë.

Ndërkohë më e dobët ka qenë rritja për baret e restorantet dhe tregtinë me pakicë. Në rënie ishin shitje për transportin, magazinimin dhe postën.

Ndërsa pagat kanë vijuar që të rriten për të gjithë sektorët e shërbimeve, edhe në ato më rënie të shitjeve. Me e fortë rritja e pagave ishte në sektorin e hotelerisë, që ka pasur dhe problematikë me gjetjen e fuqisë punëtore, si dhe për agjencitë e udhëtimit.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, dobët shitjet, por pagat vijojnë rritjen

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Transport, Magazinim dhe Postë, me rënie të shitjeve por rritje të pagave

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 3,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Hotelet rrisin shitjet, të punësuarit dhe pagat

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 29,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Bar, Restorante, dobët me shitjet, por pagat vijojnë rritjen

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022

Informacion dhe Komunikacion, me tkurrje

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 12,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Shumë punë për agjencitë e udhëtimit

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 24,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 31,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI