Flash

Putin do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale

Lapsi.al 16 December 2023
Putin do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të garojë për mandat tjetër presidencial si kandidat i pavarur me mbështetje të madhe, dhe jo i lidhur me partinë, kanë raportuar të shtunën agjencitë ruse të lajmeve, duke i cituar mbështetësit e tij.

Një grup i përbërë prej mbi 700 politikanëve dhe figurave kryesore të botës së sportit dhe kulturës, është organizuar të shtunën në Moskë dhe në mënyrë unanime e ka përkrahur nominimin e Putinit si kandidat i pavarur, kanë thënë agjencitë e lajmeve. Putin, i cili ka qenë në pushtet si president apo kryeministër për më shumë se dy dekada, ka bërë të ditur se synon një mandat tjetër presidencial në zgjedhjet që mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Ai pritet të fitojë lehtë në këtë proces zgjedhor. Putin nuk do të garojë si kandidat i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, ndonëse ka mbështetje të plotë, por si kandidat i pavarur, ka thënë Andrei Turchak, zyrtar i lartë i partisë, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

“Më shumë se 3.5 milionë anëtarë të partisë dhe mbështetës do të marrin pjesë aktivisht në fushatën zgjedhore”, është cituar të ketë thënë Turchak, duke theksuar se Putin ka qenë njëri prej themeluesve të partisë Rusia e Bashkuar.

Për Putinin, 71-vjeçar, zgjedhjet janë formalitet, me mbështetje të mediave shtetërore, dhe pothuajse asnjë zë kundërshtar, si dhe burgosje të figurave opozitare.

Mbështetësit e Putinit besojnë se ai e ka rikthyer rendin, krenarinë kombëtare dhe një pjesë të ndikimit të humbur gjatë shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.

Disa e justifikojnë edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022, të cilën Putin e përshkruan si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI