Flash

Univers City/ Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Lapsi.al 16 December 2023
Univers City/ Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Mungesa e hapësirave të gjelbra në lagjet e banimit mbetet një problem jo vetëm mjedisor i kryeqytetit, problem të cilën duket se po e kurojnë komplekset e reja rezidenciale. Janë këto komplekse që krahas sjelljes së shërbimeve pranë banorëve, po shtojnë sipërfaqet e gjelbra të kryeqytetit dhe po krijojnë modelin e ri të hapësirave rekreative. Parqet dhe zonat rekreative për argëtim e shplodhje janë panorama e re e komplekseve rezidenciale.

Sot, krahas sjelljes së shërbimeve pranë banorëve, një nga elementet më atraktive të projekteve të reja rezidenciale në periferi të Tiranës janë hapësirat e gjelbra dhe zonat e rekreacionit të dedikuara për çdo moshë. Fëmijëve po u rikthehet hapësira aq e munguar për ta, parqet e këndet e lojërave, prindërve, një ambient i shëndetshëm dhe i sigurtë për fëmijët e tyre, të moshuarve, bukuria e kalimit të kohës mes gjelbërimit.

 

 

Të rriturit gëzojnë përfitimet e një jete të shëndetshme.

 

Ekzistenca e parqeve në zonat rezidenciale nuk ka rritur vetëm cilësinë e standardet e jetesës për banorët e tyre, por ka rritur edhe vlerën e pronës, siç pohojnë ekspertë të real estate. Univers City me parkun gjigand në qendër, me 14.500 m2 sipërfaqe të gjelbra dhe rekreative, tre fusha sportive të standardeve profesionale ka meritë të padiskutueshme jo vetëm për gjelbërimin dhe jetesën aktive që po i kthen Tiranës, por edhe për idetë novatore në infrastrukturën e gjelbër, miqësore me mjedisin.

Risi janë apartamentet në katin zero në Unives City. Konceptimi i katit 0 është i tillë që të krijon mundësinë për të patur hapësirën tënde të gjelbër. Verandat e bollshme të apartamenteve me një lartësi prej rreth 1 metër mund të kthehen në kopshte private ku lulet dhe gjelbërimi krijojnë një ambient të shëndetshëm e shplodhës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI