Flash

Fifi rrëfen mbi ngjarjen kur i ra të fikët në BBV: Ishte e frikshme

Lapsi.al 17 December 2023
Fifi rrëfen mbi ngjarjen kur i ra të fikët në BBV: Ishte e

Këngëtarja Fifi, ka komentuar për herë të parë momentin kur i ra të fikët në edicionin e parë të Big Brother Vip.

Gjatë një interviste në “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen,.

“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ranë të fikët , por e bëra vetë. Ishte e dhimbshme, e frikshme. Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur kam parë videot kam thënë pse i përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media.

Unë ngela shtatzënë sepse atë e kishte caktuar Zoti dhe për veten time. Zoti është i madh dhe nuk harron kurrë, nuk më ka lëshuar kurrë deri në greminë. Zoti më ka sprovuar për të më parë sa e fortë që jam dhe unë e di që jam e fortë dhe nuk dorëzohem kollaj. Madje unë e di që këto lotët e mi sot do të paragjykohen sërish”, tha Fifi.

Ndër të tjera artistja shpjegoi se gjithçka është gjykuar në bazë të videove të shkurtra që qarkullonin në rrjete sociale.

“Është një problem, ata të cilët kanë gjykuar se Fifi ka qenë toksike dhe mashtruese , ata nuk e kanë parë Big Brother VIP, por kanë ndjekur vetëm videot e shkurtuara në rrjete sociale që produksioni do të shesë. Nuk mundesh ta paragjykosh, një libër nga kopertina, këtë kanë bërë njerëzit me mua”, u shpreh ajo.

 

 

 

Të këshilluara

Jason Momoa flet për të ardhmen e Aquaman

Jason Momoa po kalon kohën e jetës së tij duke luajtur superheroin ikonik të DC Aquaman. Megjithatë, aktori  duket se ka dyshimet e tij për të ardhmen e eksk...

10:43

Travis Barker nxjerr në ankand atletet e tij

Travis Barker po shet shumë nga rekordet e tij Blink-182 në internet tani që turneu i ribashkimit të grupit ka përfunduar – dhe mes shkopinjve të daulleve, ai g...

17:04

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI