Flash

Merret sërish në pyetje Sokol Mjacaj: E vrava sa mësova se do futesha në "41 bis"

Lapsi.al 17 December 2023
Merret sërish në pyetje Sokol Mjacaj: E vrava sa mësova se do

Sokol Mjacajt i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit. I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, që do t’i shërbejnë hetimeve.

Klan News raporton se Sokol Mjacaj i cili u mor në pyetje, deklaroi ndër të tjera se po të mos e mësonte se do të futej në regjimin 41-bis, nuk do të kryente vrasjen atë ditë. Për regjimin 41-bis, 28-vjeçari thotë se ka dëgjuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët i kanë shprehur se “qenke i rrezikshëm ti Sokol dhe do të fusin në izolim”.

Sokol Mjacaj është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se ka marrë nga jashtë për të kryer vrasjen por ka mbajtur të njëjtin qëndrim se e vrau për sherrin që kanë pasur brenda burgut. Ai qëlloi 5 herë me pistoletën me mulli, dhe 4 prej plumbave i mori Arben LLeshi, në qafe dhe gjoks, ndërsa i plagosur Indrit Shaqja mori një plumb në pjesën e barkut, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur të tjerë e kanë ndjekur Mjacajn dhe kanë tentuar ta ndalojnë por i ka kërcënuar se do t’i vriste dhe ata dhe më pas është mbyllur tek dhoma e takimeve. Ai nuk ka patur më plumba por i ka kërcënuar se nëse do e ndiqnin do t’i vriste. Pasi është marrë në pyetje, Sokol Mjacaj është transferuar në burgun e Fierit.

Në përpjekje për të zbuluar më shumë, janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij. Policia nuk gjeti sende të kundraligjshme ndërsa duket që jetojnë në varfëri të tejskajshme. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI