Flash

3.7 mln € për Lefter Kokën/ Mirel Mërtiri: SPAK ka falsifikuar dokumentet

Lapsi.al 18 December 2023
3.7 mln € për Lefter Kokën/ Mirel Mërtiri: SPAK ka

Mirel Mërtiri tha sonte në emisionin “Çim Peka LIVE” se ka një arsye pse ka heshtur deri më tani.

“Unë jam një person që besoj te drejtësia dhe kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në media të bëj deklarata dhe akuza të pavërteta. Kam 3 vjet që SPAK të bëjë drejtësi dhe të paktën për interesin publik, të dalë e vërteta, pasi investimet janë kryer të plota, veprat janë aty dhe askush nuk ka dalë prej SPAK-ut të thotë këto të vërteta, por ka krijuar vetëm situata, mashtrime nga fillimi deri në fund të kësaj dosje.

Pasi pritëm gjykatat dhe pritëm se çfarë do vendoste gjykata, duke e ditur se dosja ishte e kontaminuar, pra që provat janë të gjitha të manipuluara, i jam drejtuar SPAK-ut, më saktë në fillim Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kryetarit të SPAK, Altin Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për dosjen e inceneratorëve. Përgjigjet qesharake do i lexoni aty. I jam drejtuar për të gjitha dosjet apo veprimet hetimore që po kryhen për impiantet e mbetjeve” - tha Mërtiri.

Ai u pyet se a kanë kaluar 3.7 milionë euro në llogaritë e kompanisë së Lefter Kokës nga inceneratori i Elbasanit. Mërtiri e mohoi duke thënë se dokumentet janë falsifikuar nga SPAK.

“Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës. SPAK i ka falsifikuar dokumentet dhe vlerat në të cilat këto kontrata janë zhvilluar” - tha Mirel Mërtiri.

Të këshilluara

Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falen...

18:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI