Flash

Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit

Lapsi.al 18 December 2023
Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit

Chiara Ferragni së fundmi është akuzuar  se ka mashtruar njerëzit në lidhje me një bamirësi që do të bëhej nga shitja e ëmbëlsirës pandoro vitin e kaluar.

Influencuesja, pas kritikave dhe gjobës prej 1,075 milionë euro nga AGCM (Autoriteti Garantues i Konkurrencës dhe Tregut), reagoi në një video të publikuar në Instagram.

“Ne i mësojmë fëmijëve se gabimet mund të bëhen dhe kur kjo ndodh, duhet ta pranojmë, edhe nëse është e mundur, të korrigjojmë gabimin e bërë dhe të mësojmë prej tij. Këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje! Do t’i dhuroj 1 milion euro Regina Margherita-s për ta mbështetur në kujdesin ndaj fëmijëve." Ajo gjithashtu zbuloi se do ta “kundërshtojë dispozitën e AGCM, sepse e konsideron të padrejtë”.

AGCM gjithashtu gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni – një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone – e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila.

AGCM deklaroi se reklamat i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë tortën, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për kërkimin e kancerit të kockave në një spital në Torino, dhe gjithashtu se Ferragni po bënte donacione.

Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro ‘Ferragni’, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet e bamirësisë, tha rregullatori./Lapsi.al

Të këshilluara

Demi Lovato fejohet me muzikantin, Jutes

Demi Lovato është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhje. Jutes (emri i vërtetë: Jordan Lutes) i propozoi Lovatos të shtunën në Los Anxhelos me një u...

14:59

Chiara Ferragni gjobitet për mashtrim

Kompanitë e Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë eurosh për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ...

17:45

Ndahet nga jeta bateristi i parë i AC/DC

Colin Burgess, bateristi origjinal i AC/DC, ka ndërruar jetë në moshën  77 vjeçare. "Shumë të trishtuar të dëgjojmë për vdeekjen e Colin Burgess," njoftoi gr...

13:54

Tommy Lee paditet për sulm se*sual

Rockeri Tommy Lee është akuzuar së fundmi për sulm se*sual ndaj një gruaje në kabinën e një helikopteri 20 vjet më parë. Akuzuesja, e identifikuar vetëm si J...

13:44

Jason Momoa flet për të ardhmen e Aquaman

Jason Momoa po kalon kohën e jetës së tij duke luajtur superheroin ikonik të DC Aquaman. Megjithatë, aktori  duket se ka dyshimet e tij për të ardhmen e eksk...

10:43

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI