Flash

E pabesueshme nga Turqia: Icardi në janar te Real Madrid, për gjashtë muaj

Lapsi.al 19 December 2023
E pabesueshme nga Turqia: Icardi në janar te Real Madrid, për
Mauro Icardi e ka gjetur veten te Galatasaray dhe pas fillimit të sezonit me 12 gola në 15 ndeshje të kampionatit. Pa harruar edhe 5 në Champions League (përfshirë eliminatoret). Në këtë pikë, dyert e futbollit të madh mund të rihapen për ish-kapitenin e Inter. Për këtë janë të bindura mediat turke. Sipas tyre sulmuesi argjentinas i lindur në vitin 1993 është një hap larg nënshkrimit me Real Madrid. Transferimi do të kryhet në dritaren e merkatos të janarit. Në vështirësi në sulm, për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së një numri të vërtetë 9 në skuadër, përveç Joselu, Blancos e kanë mbyllur për argjentinasin. Maurito do të mbërrinte në Madrid për gjashtë muaj. E pasi janë hequr të gjitha kufizimet në lidhje me merkaton dhe kompeticionet evropiane, Icardi mund të futet në fushë në 1/8 e Champions me spanjollët. 'Bomba e merkatos' për momentin nuk ka gjetur konfirmim të drejtpërdrejtë nga klubet, por Radio Marca e ka shpërndarë lajmin me bujë të madhe. Madje i kanë shtuar edhe fjalët e një prej menaxherëve të sulmuesit, Elio Letterio Pino, i cili në fund të nëntorit kishte deklaruar: "Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë për Icardi, por jemi duke folur me drejtuesit e klubit. Të hënën do të shkoj në Stamboll për të takuar Erden Timur, zëvendëspresidentin e Galatasaray. Deri më sot nuk ka ende një ofertë zyrtare, por unë jam në Madrid në këtë moment…”. Lexo më tej: Video/ Wanda Nara, një 'Bad Bitch': debutim'i nxehtë' i gruas së Icardit në muzikë Sipas asaj që raportohet në Turqi, një kontratë rreth 8 milionë plus bonuse është gati për Icardi, i cili do ta pranonte me entuziazëm destinacionin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI